Elseid Hysaj e luan “Ronaldinhon”, mbrojtësi kuqezi e turpëron keq yllin e Milanos

by admin
Spread the love

Milani është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Interin në dy derbi për finalen e madhe. Kuqezinjtë mposhtën skuadrën e Lazio me rezultatin 4-0 dhe protagonistë ishin Leao e Giroud.

Sulmuesi portugez ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen pa u bërë 25 minuta lojë në “San Siro”, ndërsa më pas dha edhe asistin për golin e Olivier Giroud. Sulmuesi francez nuk fal brenda zone.

Ai e tromaks Lazion edhe me golin e tretë në shtesë, çka i jep fund edhe fatit të kualifikimit. Me tre gola të shënuar në pjesën e parë, Pioli kishte mundësinë edhe të freskonte skuadrën në vazhdim.

Milani e ka shfrytëzuar në maksimum ditën “jo” të Lazios dhe ka arritur të realizojë edhe golin e katërt, këtë herë me Franck Kessie, i cili i vuri “kapakun” kësaj ndeshjeje.

Paraqitja e mbrëmshme ishte zhgënjyëse për kryeqytetasit e Sarrit, teksa në pjesën e dytë, ajo të tërhoqi vëmendje ishte një lëvizje klasi e Elseid Hysajn,

i cili i kaloi topin poshtë këmbëve mesfushorit të Milanit, Franck Kessie, duke asistuar për Felipe Anderson, në një aksion premtues që nuk u konkretizua me gol.

You may also like