Elon Musk shijon një puro ndërkohë që Joe Rogan qëllon me shigjetë Tesla Cybertruck për të testuar fortësinë e makinës

by admin
Spread the love

Elon Musk dhe komediani i njohur amerikan Joe Rogan së fundmi u ribashkuan për të diskutuar në një podcast ku miliarderi shpërndau disa detaje mbi Cybertruck-un e ardhshëm të Tesla. Gjatë bisedës së tyre, Rogan sfidoi Musk, duke sugjeruar se ai mund të depërtonte brenda Cybertruck me një shigjetë të gjerë. Kjo erdhi pasi CEO i Tesla u mburr për aftësitë antiplumb që ka makina.

”A mund ta provoj me një shigjetë?” pyeti zoti Rogan. “Po, do të jetë mirë,” u përgjigj Elon Musk. “Ndoshta do të kthehem me një shigjetë që del nga makina ime,” tha CEO. “Vë bast se mund ta depërtoj,” u përgjigj zoti Rogan. ”Vë bast që nuk mundesh. Unë do të vë bast një dollar”, tha Musk në një video që tani është bërë virale,

Joe Rogan shihet duke gjuajtur një shigjetë nga një distancë e afërt në trupin e makinës prej çeliku inoks të Tesla për të testuar fortësinë e tij. Në vend që të shponte një vrimë në anën e Cybertruck, shigjeta shkaktoi vetëm një gërvishtje të vogël kurse maja e shigjetës u shkatërrua. Ndërkohë, Elon Musk shihet duke shijuar një puro në sfond dhe më pas duke inspektuar dëmin e automjetit.

CEO, gjatë podcast-it, theksoi se Cybertruck do të ketë panele çeliku antiplumb dhe madje do të ketë një mundësi që njerëzit të blejnë xham antiplumb për automjetin. Ai shpjegoi më tej se si panelet tashmë ishin testuar duke përdorur një armë me kalibër 45mm. Ai tha gjithashtu se versioni “beast mode” i Cybertruck arrin 100km/h nga qëndrimi “nën tre sekonda“. Veçanërisht, Cybertruck do të ofrojë një autonomi prej 400–800 km.

You may also like