Elmas: Titulli fitohet me pak “ligësi”, Italia e meritonte Botërorin

by admin
Spread the love

Eljif Elmas ishte fantastik kundër Atalantës. Mesfushori me tipare sulmuese shënoi një gol, ndërkohë që së fundmi ka dhënë një intervistë për “Radio Kiss Kiss” dhe flet për ndeshjen e fundit, atë të radhës me Fiorentinën dhe garën për titull. Lojtari nga Maqedonia e Veriut foli edhe për Italinë që mbeti jashtë “Katar 2022”.

“Me Atalantën, në një fushë të vështirë, bëmë atë që duhej dhe çuam në shtëpi tre pikë të rëndësishëm. Pastaj të shënosh edhe gol ishte diçka e bukur. Ishte një kundërsulm i jashtëzakonshëm. Tani përpara është Fiorentina”.

“Jemi duke e përgatitur mirë dhe e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë. Gjithsesi ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, besojmë te titulli kampion. Ne jemi një ekip i madh dhe Spalletti është një trajner i madh. Më do shumë dhe e dua. Mendërisht ai na ndryshoi. Kur duhet të fitosh ndeshje, ndonjëherë mund edhe të mos luash mirë”.

“E rëndësishme është të fitosh, kampionatet kështu fitohen. Duhet edhe pak ‘ligësi’. E duam këtë titull. Kam folur edhe me Pandev dhe ai më shpjegoi se si janë gjërat në Napoli. Mezi pres, shpresoj që të fitojmë dhe t’i shohim njerëzit që derdhen rrugëve. Pas 30 vitesh do të ishim të gjithë të lumtur”.

“Italia jashtë Botërorit? Italia luajti një ndeshje të madhe kundër nesh dhe e meritonte të shkonte në Kupën e Botës. Më vjen keq, sepse kam shumë miq këtu. Për vendin tim fitorja nga Italisë ishte një ëndërr, të gjithë dolën në rrugë për të festuar. Ky është futbolli, lojtarët e mëdhenj nuk fitojnë gjithmonë. Ndonjëherë edhe të vegjlit fitojnë”, tha Elmas. / oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like