Eljon Toci motivon Shqipërinë U21: Anglia e fortë, ne bëjmë tonën!

by admin
Spread the love

Eljon Toci është një nga sulmuesit e spikatur kuqezi. I riu, pjesë e Fiorentina, është grumbulluar nga Shqipëria U21 për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë në kualifikuese e Europianit të 21-vjeçarëve.

“Jam shumë i lumtur për ftesën nga Shqipëria. Cilësia është shumë e madhe tek ekipi U-21, edhe pse janë mosha më të mëdha, por kjo nuk do të më ndalë. Do të mundohem të jap maksimumin për skuadrën dhe për Kombëtaren”, tha fillimisht Toci.

“Më kanë pritur të gjithë shumë mirë, kjo është hera e tretë që unë vij në këtë ekip dhe djemtë janë shumë mikpritës. Jemi shumë të qetë, sepse e dimë se çfarë ndeshjesh duhet të bëjmë. Çekia e Anglia janë skuadra shumë të forta, por ne do bëjmë lojën tonë dhe do të ecim përpara. Anglia është skuadër shumë e fortë sipas meje dhe duhet të bëjmë shumë mirë.

“Objektivi im personal është të luaj me Kombëtaren A sa më shpejt”, ka përfunduar Toçi deklaratën e tij. Sulmuesi është aktivizuar në 24 ndeshjen me Fiorentinën këtë sezon dhe ka shënuar 9 gola, duke qënë një nga lojtarët më të spikatur. / oversport.tv

You may also like