Elita Rudi rikthehet pas tre vitesh në ekran, në “Big Brother VIP Kosova”

by admin
Spread the love

Prezantuesja e njohur kosovare, Elita Rudi, ka munguar në ekran për tre vite dhe tashmë po rikthehet.

Ylli i televizionit, nga kjo e diele do të shfaqet në “Klan Kosova” në programin e përjavshëm “Big Talk Kosova”, ku do të diskutohen zhvillimet brenda shtëpisë së “BBVK”.

Elita, këtë gjë e ka bërë të ditur përmes faqes së saj në Instagram, ku shkruan ““Big Talk Kosova” është PO-ja ime e rikthimit ne ekran pas tre vitesh! Shihemi te dielave nga ora 15:30 ne “Klan Kosova”

Prezantuesja nuk është angazhuar për tre vite, pasi gjatë kësaj periudhë ka sjell në jetë Zërin dhe Boten.

Shiko foton:

You may also like