Eliminimi i Milanit, Pioli: Nuk ishte penallti!

by admin
Spread the love

Rrugëtimi i Milanit në Kupën e Italisë përfundoi në çerekfinale. Kuqezinjtë u mposhtën 1-2 nga Atalanta në “San Siro”.

Goli i Leaos u përmbys nga dy realizimet e Koopmeiners, me mesfushorin holandez që të dytin e realizoi me penallti.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ndjen keqardhje për humbjen, teksa Pas ndeshjes u shpreh se penalltia e Atalantës nuk ishte e tillë.

“Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, kaluam me meritë në avantazh. Më Pas kryem një gabim të madh. Sepse është e qartë që duhej të mbroheshim më mirë te goli i barazimit. Në pjesën e dytë vuajtëm më shumë.

Por, ndeshja ndryshoi falë një penalltie që nuk ishte penallti… E kuptoj zemërimin e lojtarëve, por mund të reagonim më mirë. Nuk ishim të kthjellët“, u shpreh tekniku i Milanit.


Top Channel

You may also like