Elhaida dhe Lediani nisin pushimet si çift, ja destinacioni që ka zgjedhur çifti

by admin
Spread the love

Pasi bënë publike lidhjen e tyre para pak javësh dhe pas përfundimit të spektaklit ‘Dancing With The Stars’ këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani dhe partneri i saj, balerini Ledian Agalliaj kanë vendosur të bëjnë pushimet e para si çift. Dyshja janë arratisur drejt Kroacisë dhe mesa duket kanë vendosur t’ia kushtojnë kohën njëri-tjetrit.

Si Elhaida, ashtu edhe Lediani kanë publikuar foto nga shteti kroat, duke konfirmuar kështu zërat që janë së bashku. Kujtojmë që çifti konfirmoi marrëdhënien e tyre pak javë përpara se të përfundonte spektakli i kërcimit ku ata u njohën e u dashuruan. Pasi zbuluan që janë çift, ata u përballën me një sërë komentesh pozitive e negative nga opinioni publik.

Pas komenteve të publikut, Elhaida vendosi të reagojë përmes një postimi në rrjete sociale, si edhe në spektakël, duke thënë se ajo nuk ka thyer asnjë kod moral. “Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë”.

Edhe Lediani ka reaguar pas bërjes publike të lidhjes së tyre, duke thënë se lidhja e tyre është shumë reale. “S’e kam bërë nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të ,merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri tjetrin dhe aq”- u shpreh ai.

You may also like