El Shaarawy shqetëson Romën, në dyshim për sfidën kundër Veronës

by admin
Spread the love

Në dispozicion të trajnerit Mourinho për ndeshjen e radhës në kampionat rikthehet Zaniolo, por portugezi duhet të bëjë pa ndihmën e Stephan El Shaarawy për 10 ditë të tjera.

Talenti i verdhekuqve rikthehet në skuadër pasi ka shlyer skualifikimin një javor në sfidën kundër Sassuolos, ndërsa sulmuesi anësor rrezikon që të humbasë edhe ndeshjen e së shtunës kundër Veronës.

El Shaarawy mungoi ndeshjen e fundit për shkak të një shqetësimi në pulpën e majtë dhe gjendja e tij po monitorohet në vazhdimësi për të parë se kur do të jetë i gatshëm për të luajtur. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Facebook

You may also like