“El Clasico”: Sonte takohen dy rivalët Real Madrid – Barcelona

by admin
Spread the love

Superkupa e Spanjës 2021-2022 do të vendoset këtë javë me gjysmëfinalet që fillojnë të mërkurën (sot) pasi Real Madridi përballet me Barcelonën në kuadër të El Clasicos, njofton Insporti.

Ndeshja do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, ku fituesit do të përballen me Atletico Madrid ose Athletic Club në finalen e së dielës.

Barça humbi në finale vitin e kaluar nga Athletic, ndërsa Real Madrid ishte në finale dy vjet më parë, duke mundur rivalin Atletico Madrid.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll vijnë në këtë El Clasico në pozita të ndryshme. “Los Blancos” kryesojnë bindshëm La Ligan, me plot 17 pikë më shumë se “Blaugranat”, çka tregon diferencat e mëdha që janë krijuar në cilësi.

/Insporti

You may also like