Ekspertët zbulojnë imazhin dixhital, ja si dukej një burrë egjiptian pothuajse 35,000 vjet më parë

by admin
Spread the love

Ekspertët brazilianë kanë përdorur imazhe dixhitale për të zbuluar fytyrën e një burri egjiptian që ka jetuar 35,000 vjet më parë.

Moacir Elias Santos, një arkeolog dhe Cícero Moraes, një projektues 3D përdorën mbetjet skeletore të një njeriu të gjetur në një vend arkeologjik në Egjipt për të rikrijuar një imazh dixhital.

Imazhi paraqet një përafrim të detajuar të fytyrës të kafkës së Nazlet Khater 2, fosilit 35,000-vjeçar që u zbulua në vitin 1980 në Luginën e Nilit të Egjiptit.

Analiza antropologjike më vonë identifikoi mbetjet skeletore si të një njeriu me prejardhje afrikane, i moshës midis 17 dhe 29 vjeç në kohën e vdekjes së tij. Ekipi përdori procesin e përafrimit të fytyrës, i cili i ndihmon arkeologët të rikrijojnë tiparet e fytyrës së një personi të vdekur duke përdorur mbetjet skeletore.

Fotogrammetria është procesi i nxjerrjes së informacionit 3D nga fotografitë, gjë që bënë Santos dhe Moraes pasi panë mbetjet skeletore të njeriut në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian në Kajro.

Disa vite më parë, ne po punonim tashmë në një seri përafrimesh që lidhen me evolucionin njerëzor, me kopjet më të njohura fosile,” tha për CNN Moacir Santos, arkeolog në Muzeun Arkeologjik Ciro Flamarion Cardoso në Ponta Grossa, Brazil. “Videot u shndërruan në foto dhe u përdorën për përpunimin e fotogrametrisë së kafkës, e cila i dha formë studimit”.

Fotogrammetria është procesi i nxjerrjes së informacionit 3D nga fotografitë, gjë që bënë Santos dhe Moraes pasi panë mbetjet skeletore të njeriut në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian në Kajro. Ky proces është përdorur nga ekspertët për të përcaktuar se si njerëzit kanë evoluar gjatë shekujve.

Santos dhe Moraes shpresojnë se puna e tyre do të informojë kërkimet e arkeologëve të tjerë mbi evolucionin njerëzor.


Top Channel

You may also like