Ekspertët ngrejnë shqetësime ndaj Brukselit për paktin ‘inefektiv’ të emigracionit BE-Tunizi (fotot)

by admin
Spread the love

Analistët thonë se paratë evropiane nuk po përdoren për objektivin e caktuar por po mbajnë në këmbë liderët autokratikë që kufizojnë të drejtat e qytetarëve të tyre.

Pakti i emigracionit i korrikut mes Bashkimit Evropian dhe Tunizisë po vihet nën kritika në Bruksel teksa zyra e Avokati të Popullit të BE po monitoron të drejtat e të prekurve nga marrëveshja, e cila nuk ka ndaluar vërshimin e emigrantëve drejt Evropës dhe ka krijuar një situatë dramatike në ishullin italian të Lampedusa.

Sipas marrëveshjes, BE i jep Tunizisë 100 milion euro për të luftuar emigracionin e jashtëligjshëm, por paratë duket se kanë shkuar vetëm në forcimin e liderëve autoritarë të Afrikës së Veriut që shtypin të drejtat e qytetarëve të tyre me pretekstin e kufizimit te emigracionit, shkruan rrjeti i Katarit, Al Jaseera.

“Shikoni faktet,” thotë analistja tuniziane Amine Ghali, duke shtuar se njerëzit në rajon janë në gjendjen më të keqe të 20 viteve të fundit pasi qeveritë e tyre nuk kanë kontribuar fare për përmirësimin e gjendjes ekonomike apo shoqërore.

Grupi i të drejtave Human Rights Watch thotë se në Egjipt reformat e kërkuara nga FMN për kredinë e radhës kanë shkaktuar dhunë, tortura dhe zhdukje personash nga autoritetet atje.

E njëjta situatë është në Algjeri e Marok ku grupet e aktivistëve thonë se mbrojtësit e të drejtave janë gjithnjë nën presion të autoriteteve që burgosin kritikët.

Në Algjeri, vend i pasur me burime energjitike, BE dhe Italia kanë bërë një sy qorr për kërkesat e demonstruesve pro-demokraci, shumë prej të cilave janë tashmë të burgosur.


Pakti i emigracionit i korrikut mes Bashkimit Evropian dhe Tunizisë po vihet nën kritika në Bruksel


Top Channel

You may also like