Ekspertët e OKB-së ngrenë shqetësime për torturën e Rusisë ndaj civilëve dhe robërve të luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

Një grup ekspertësh të OKB-së kanë thënë se i kanë shkruar Moskës për të ngritur shqetësimet në lidhje me përdorimin e torturës nga forcat ushtarake ruse ndaj civilëve ukrainas dhe robërve të luftës.

Përmes një deklarate publike, ekspertët e OKB-së thanë se torturat përfshinin goditje elektrike dhe coptime gjymtyrësh për të marrë informacione, për një rrëfim të detyruar ose si përgjigje ndaj mbështetjes së supozuar për forcat e Ukrainës.

Ajo kishte rezultuar në dëmtime të organeve të brendshme, eshtra të plasaritura dhe fraktura, goditje në tru dhe trauma psikologjike tek personat, thanë ata.

Moska ka mohuar më parë se ka torturuar ose keqtrajtuar të burgosurit e luftës dhe thotë se nuk synon qëllimisht civilët në Ukrainë. Ndërsa akuzat për tortura janë ngritur më parë kundër të dyja palëve në konfliktin 15-mujor, ekipi i ekspertëve të pavarur të OKB-së tha se metodat e forcave ruse mund të jenë “të miratuara nga shteti”.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like