Ekskluzive për Oversport / Tomori: Dhamë një mesazh të fortë, kënaqësi ti shënon Juves

by admin
Spread the love

Fikayo Tomori, që është shpallur lojtari më i mirë i sfidës Milan-Juventus, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Oversport.

“Ishte një fitore e rëndësishme për ne , pas sfidës kundër Chelsea. Juventusi është një skuadër e fortë dhe ne arritëm që të shënonim dy golave të fitonim këtë ndeshje. Ishte një mesazh shumë i qartë që u dërguam rivalëve tanë në kampionat dhe në Europë.

Goli? Është gjithmonë mirë të shënosh, ishte goli im i parë këtë sezon. Ne luajtëm mirë dhe ishim agresivë dhe nuk i lejuam sulmuesit e tyre që të na vinin në vështirësi.

Keni shënuar 2 gola ndaj Juventusit, viktima e preferuar? Nuk e di, ka qëlluar kështu. Unë mundohem që të shënoj në çdo ndeshje, por sigurisht që është e rëndësishme të shënosh kundër tyre. E rëndësishme është që arritëm që të fitonim dhe të merrnim tre pikë të rëndësishme, pos disfatës në Champions.

Milani për titull? Ne fokusohemi te vetja dhe mundohemi që të marrim maksimumin. Sigurisht që edhe këtë sezon do të mundohemi që të fitojmë titullin kampion, por sezoni është i gjatë dhe ne duhet që të luajmë mirë çdo ndeshje dhe më pas në fund të shohim se ku mund të shkojmë”, ka thënë Tomori për gazetaren e Oversport Cindy Marina. / Oversport.tv

You may also like