Ekskluzive: Benjamin Dibrani synon majet e futbollit gjerman me Bayernin – inspirohet nga Leroy Sane

by admin
Spread the love

Benjamin Dibrani është futbollisti i radhës shqiptar që po e veshë fanellën e gjigantit gjerman, Bayer Munich. Dibrani është ndjekur hapat e Xherdan Shaqirit, Meritan Shabanit, Leon Dajakut, që një ditë të debutojë në Bundesligë me skuadrën e parë të bavarezëve. Shaqiri është futbollisti i parë shqiptar që ka luajtur për Bayernin, duke hapur rrugën për shqiptarët, shkruan Insporti.com.

Dibrani, edhe pse vetëm 17-vjeçar, po konsiderohet si e ardhmja e Bayernit në mesfushë. Dibrani është një mesfushor me tipare sulmuese, që mund të luajë në disa pozita.

Në skuadrën e kampionit të shumëfishtë gjerman është transferuar nga Regensburg. Skuatët e Bayernit aty kanë vërejtur talentit e Benjamit, i cili tashmë është ndër futbollistët kryesor në skuadrën e  grupmoshës U-17.

Deri më tani ai është paraqitur në 16 ndeshje, duke shënuar edhe një gol në Ligën e Kampionëve për të rinjtë.

Lojën e tij e karakterizojnë driblimet e shpejta dhe goditja e fuqishme, aftësi që kanë bindur drejtuesit e klubit gjerman për ta mbajtur në rradhët e tyre.

Ai edhe pse është në pushim, nuk ka ndalur punën duke u stërvitur po thuajse çdo ditë me trajnerin kondicional Ardian Sallahu, i cili është përkujdesur për gjendjen e tij fizike gjatë këtyre ditëve.

Gazeta online “Insporti” ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Dibranin për karrierën e tij, synimet dhe momentet e mira që po kalon me Bayernin.

Në këtë intervistë ai rrëfen synimin e tij që ka për të luajtur në skuadrën e parë të Bayernit dhe inspirimin që merr nga shoku i skuadrës, Leroy Sane.

Më mposhtë mund të lexoni intervistën e plotë:

Insporti: Jeni tash e disa vite aty, si është te stërvitesh çdo ditë me filozofinë e një gjiganti si Bayern?

Klubi më mirë si një skuadër profesionale futbolli, e cila luan në Bundesligë, në ligën më të fortë të sistemit futbollistik gjerman dhe është klubi me i suksesshëm në histori.

Stërvitemi dy herë në ditë. Në mëngjes bëjmë fitnes dhe ushtrime atletike, ndërsa pasdite bëjmë një seancë të plotë stërvitje me ekipin. Edhe ditët e pushimit unë i shfrytëzoj për t’u stërvitur.

No description available.

Insporti: A ke takuar ndonjë futbollist të ekipit parë dhe a keni stërvitur me ekipin e parë?

Po patjetër … stërvitjet i bëjmë në kampin e Bayern Münich.

Insporti: Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

Benjamin Dibrani: Suksesi nuk është gjithmonë ai që të tjerët shohin. Do të duhet të sakrifikosh të gjithë kohën e lirë. Më mbetet shumë pak kohë për familjen dhe miqtë e mi. Nuk mund të qëndroj jashtë për shumë orë pasditeve, pasi të nesërmen në mëngjes duhet të paraqitem në stërvitje.

Për t’u bërë një futbollist i mirë duhet të sakrifikosh shumë kohë, duhet të jesh gati në aspektin psikologjik dhe duhet të kesh durim. Sidoqoftë, asnjëherë nuk jam penduar për çdo sakrificë dhe jam i fiksuar pas realizimit të ëndrrës sime për t’u bërë futbollist profesionist.

Insporti: Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Benjamin Dibrani: Synimi im është të kaloj në skuadrën e parë të Bajernit të Mynihut. E njëjta gjë edhe për Kombëtaren, synoj të luaj në skuadrën e parë dhe jam gati të punoj shumë për t’ia arritur. E di që konkurrenca është shumë e fortë, por jam gati të matem me të gjithë në fushën e lojës.

Insporti: Cili është futbollisti që të inspiron ty ?

Benjamin Dibrani: Ka aq shumë lojtarë të cilët mund t’i përmendja dhe që kanë shkruar historinë e futbollit Gjerman. Gjithsesi, modeli i lojtarit të cili më ka inspiruar është Leroy Sane.

You may also like