EKSKLUZIVE/ Albi Doka bind në Hungari, Honved blen kartonin e lojtarit

by admin
Spread the love

Albi Doka tashmë mund të quhet zyrtarisht një lojtar i Honved. Mbrojtësi shqiptar i ka bindur drejtuesit e klubit hungarez pas vetëm 4 muajsh në huazim dhe tashmë do të firmosë një kontratë që do ta mbajë atë lidhur edhe për dy vite të tjera.

Ish-talenti i Tiranës u transferua fillimisht te Gorica ku zhvilloi paraqitje shumë të mira dhe ra në syrin e klubit hungarez. Ai u morr fillimisht në huazim ku për kartonin e tij u paguan 50 mijë euro. Pas katër muajsh tashmë ai do të vazhdojë aventurën sërish te Honved.

Sipas burimeve të Oversport, hungarezët paguan për Albi Dokën 750 mijë euro. Në eksperiencën e tij te Honved, Doka u kthyer menjëherë në një lojtar titullar për ekipin duke mos e vendosur asnjë moment në diskutim fanellën e 11-lojtarëve startues. /oversport.tv

You may also like