Ekonomia e Eurozonës mbetet e dobët – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde paralajmëroi se ekonomia e eurozonës “mbetet e dobët”, me ecurinë e prodhimit që vazhdon të bjerë.

Ajo tha në konferencën e sotme për shtyp se kërkesa e huaj e ndrydhur dhe kushtet më të shtrënguara të financimit “po peshojnë gjithnjë e më shumë mbi investimet dhe shpenzimet konsumatore”.

“Sektori i shërbimeve po dobësohet gjithashtu”, shtoi ajo, “pasi aktiviteti më i dobët industrial po përhapet në sektorë të tjerë, plus nxitja nga rihapja pasi bllokimet e Covid-19 po zbehet dhe normat më të larta të interesit po godasin gjithashtu kërkesën”, shkruan  The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Lagarde tha, “Ekonomia ka të ngjarë të mbetet e dobët për pjesën e mbetur të këtij viti. Por, ndërsa inflacioni bie më tej, të ardhurat reale të familjeve rikuperohen dhe kërkesa për eksporte të zonës së euros rritet, ekonomia duhet të forcohet gjatë viteve të ardhshme”.

You may also like