Ekipi kombëtar i burrave i Spanjës e dënon sjelljen e shefit të futbollit Rubiales

by admin
Spread the love

Ekipi kombëtar i burrave i Spanjës e dënoi të hënën “sjelljen e papranueshme” të shefit të pezulluar të futbollit spanjoll, Luis Rubiales, për shkak të puthjes famëkeqe në Kupën e Botës.

Rubiales, 46 vjeç, çuditërisht nuk ka pranuar të japë dorëheqje si president i Federatës së Futbollit të Spanjës (FFS), pasi e puthi me forcë në buzë futbollisten Jenni Hermoso, gjatë prezantimit të trofeut të Kupës së Botës së grave, të cilën Spanja e fitoi muajin e kaluar.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Mortata, e lexoi deklaratën në emër të gjithë ekipit kombëtar, duke e uruar ekipin kombëtar të grave për arritjen historike.

Ai tha se ekipi i burrave “shpreh solidaritetin me futbollistet dhe shprehu keqardhje që suksesi i tyre u prish” nga Rubiales në ceremoninë e ndarjes së trofeut më 20 gusht në Australi.

Morata shtoi: Ne duam ta dënojmë sjelljen e papranueshme të Rubailes, i cili nuk e ka vepruar sipas institucionit të cilin e përfaqëson.

“Ne jemi fuqishëm në anën e vlerave të ruajtura në këtë sport. Futbolli spanjoll duhet të jetë burim i respektit, frymëzimit, gjithpërfshirjes, shumëllojshmërisë, dhe duhet të jetë shembull në sjellje brenda dhe jashtë fushës”, shtoi ai.

Hermosh i është bashkuar një greve të madhe të futbollisteve, duke thënë se ajo nuk ishte pajtuar për puthjen.

Unioni i futbollisteve, Futpro, Hermoso dhe 80 futbolliste të tjera kanë thënë se nuk do të pranojnë të luajnë më për Spanjën “nëse federata vazhdon ta ketë udhëheqësin e njëjtë”.Rubiales ka qëndruar i palëkundur në refuzimin e tij për të dhënë dorëheqje nga posti “për shkak të një puthjeje paksa konsensuale”.

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, e ka pezulluar Rubialesin për 90 ditë dhe ka nisur një hetim disiplinor rreth sjelljes së tij.Rubiales është duke u hetuar edhe nga Gjykata Sportive e Spanjës. /REL


Top Channel

You may also like