Ejupi: U keqpërdoren biletat – ia dërguan pronarit të kompanisë prokurorinë, ai vdiq nga presoni

by admin
Spread the love

Kandidati për të parin e FFK’së, Remzi Ejupi është i ftuar në emisionin “Prime Time” me Xhemajl Rexhën, ku ka prekur shumë tema, prej problemeve në Federatë të Futbollit deri tek kandidatura e tij.

Ejupi ka folur edhe për shitjen e biletave, ku theksoi se ato janë keqpërdorur edhe nga tifozët, duke shtuar se një kryetar nuk mund të merret me biletat.

Ejupi madje bëri të ditur se pronarit të kompanisë që ia kanë dërguar prokurorinë ka pësuar infarkt.

“Biletat janë keqpërdorur edhe nga tifozët. Si mund të merret një kryetar me bileta. Ne kemi blerë bileta deri 5 mijë euro për të tjerët. Deri sa i bënë probleme drejtorit të kompanisë së biletave, deri sa ja dërguan policinë, prokurorinë, aq presion kishte sa që njeri mori infarkt. Askund në botë nuk merret një kryetar me bileta” -tha Ejupi.

/Insporti.com

You may also like