Ejupi: I dënuari po e dënon të dënuarin – nuk kam personale me Ademin asgjë

by admin
Spread the love

Presidenit aktual i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, është i ftuar në emisionin sportiv “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini për të folur rreth situatës në futbollin e Kosovës dhe në klubin kryeqytetas, shkruan Insporti.

Ejupi është dënuar me një vit ndalimi nga të gjitha aktivitetet si kryetar i FC Prishtinës, pas një intervistë të dhënë për “Insportin”.

Në atë intervistë, Ejupi kishte shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e fubtollit në Kosovës dhe FFK.

Përë këtë temë ka folur edhe në studio bashkë me panelistët e tjerë, ku e ka cekur se e ka mbështetur Ademin në fillimet e tija si kryetar i FFK-së.

“Nuk e ki ende, nuk kam marrë ndonjë përgjigje. Të dënuarit po dënojnë të dënuarin. Jam ankuar por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Më kanë thënë nëse ankohesh, do të dënohesh përsëri. Unë personale me të nuk kam asgjë, bile e kam mbështetur kur ka dalë në skenë kam thanë se është njeri më i duhur.”

Për ta dënuar kryetarin Ejupi, komisioni i FFK-së kishte dalë në punë nga ditët e pushimit, me qëllimin e vetëm për ta dënuar atë.

Ejupi në krye të Prishtinës është prej vitit 2004. Nën udhëheqjen e tij, Prishtina ka fituar gjashtë tituj të kampionit, pesë Kupa dhe pesë vjet ka garuar në Evropë. Ai krenohet edhe me disa të arritura të tjera. /Insporti/

You may also like