Einxhel Shkira nga spitali hap kutinë e “Pandorës”, ia dhuron Arjolës një udhëtim në Disneyland

by admin
Spread the love

Kutia e Pandorës të cilët banorët në çdo spektakël po e hapin, kësaj radhe ishte Arjola e cila duhej të zgjidhte nëse duhej ta hapte apo jo.

Arjola Demiraj zgjodhi të mos e hapte, derisa Monika Lubonja u pyet nga Arbana nëse do dëshironte ta bënte një gjë të tillë, ku edhe aktorja refuzoi këtë gjë.

Arbana ka vendosur që për këtë gjë ta pyes edhe Einxhel Shkirën, banoren e cila vazhdon të jetë në spital pas operacionet që kishte bërë sot në krah.

Mirëpo, Einxhel Shkira vendosi që ta hapte kutinë e Pandorës, por që udhëtimin për në Disneyland ajo vendosi t’ia dhurojë Arjolës së bashku me fëmijët e saj.

 


You may also like