Einxhel Shkira flet për lidhjen në distancë me DJ Dagz

by admin
Spread the love

Prezantuesja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira, po shijon prej disa muajsh një lidhje dashurie me DJ Dagz.

Çifti u njohën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, ndërsa akoma po mbajnë romancën pavarësisht se jetojnë nëpër shtete të ndryshme.

E ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatorja ka treguar vështirësitë e një lidhje në distancë.

Ajo thotë se nganjëherë nuk shihen disa ditë për shkak të angazhimeve të Dagz, i cili përveç trojeve shqiptare performon edhe nëpër Evropë.

“Nuk e kam menduar ndonjëherë të kem një lidhje në distancë sepse nëse lidhem me dikë do doja ta kisha këtu kur kam një problem, kur kam një moment të lumtur, kur më pihet kafe e më hahet bukë të ndajmë disa gjëra bashkë, sepse për kështu më mirë të rri vetëm”, ka thënë ajo.

 

“Është e vështirë sepse të merr malli, por nuk është aq e pamundur nuk besoj tek ajo. Nuk mendoj që është larg syrit larg zemrës përkundrazi kur e kam larg mezi pres që të vij, ta takoj ta kaloj kohën bashkë. Shkëmbejmë mesazhe. Nuk flasim gjatë me kamerë, nuk është se rrimë me orë të tëra”, u shpreh më tej Einxhel.

Shkira përndryshe ka qenë në mesin e katë finalistëve në edicionin e parë të Big Brother, të cilin e fitoi balerini Ilir Shaqiri.


You may also like