Egnatia përforcon sulmin, afron sulmuesin që ka luajtur me Bursaspor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Egnatia ka bërë një tjetër lëvizje në dalje. Rrogozhinasit kanë nënshkruar me sulmuesin 31-vjeccar, Dzon Delarge. Ai ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur në elitën e futbollit sllovak me DAC 1904, për të kaluar në Cceki te Slovan Liberec.

DeLarge ka luajtur edhe në Turqi me Ankaraspor dhe Boluspor në Superiore, si dhe me Qarabag në Azerbajxhan. Klubi i Egnatias në njoftimin e bërë shkruan:

“KF Egnatia ka arritur të firmosi me sulmuesin Dzon Delarge, i cili vjen nga kampionati Turk  ku ka qenë pjesë e Akhisaspor. Delarge ka një CV të pasur pasi ka luajtur për Qarabag, Akhisaspor, Boluspor, Bursaspor, Slovan Liberec. Mirë se vjen Dzon Delarge”.

Delarge është pa ekip që në verë, kur u largua nga Akhisarspor, ekip me të cilin kishte shënuar 5 gola në 17 ndeshje në Lig 1 në Turqi. / oversport.tv

You may also like