Egnatia ndahet me mbrojtësin, 31-vjeçari prezantohet në Rumani

by admin
Spread the love

Hysen Memolla është zyrtarisht lojtari më i ri i klubit rumun të Chindia, që e transferon mbrojtësin nga Egnatia falë formulës së huazimit të vlefshëm deri në fundin e sezonit aktual.

Skuadra e Chindia është pjesë e ligës së dytë dhe e sheh ish-lojtarin e kombëtares si një përforcim me shumë vlera për pjesën e mbetur të sezonit.

Lajmin për transferimin e 31-vjeçarit e bën të ditur vetë rumunët nëpërmjet rrjeteve sociale. Këshu, Memolla mbylli pas dy vitesh aventurën me rrogozhinasit teksa në këtë sezon kishte seleksionuar 12 paraqitje me Egnatian./ Super Sport


Top Channel

You may also like