Egnatia bën një tjetër goditje në merkato, Fangaj afrimi i radhës në skuadër

by admin
Spread the love

Egnatia është një nga skuadrat më aktive në këtë ditë të nxehta të merkatos. Pas blerjes së Nehar Sadiki, Alen Sherrit dhe Emiljano Mustës, klubi ka Rrogozhina ka zyrtarizuar një tjetër afrim të ri në skuadër.

Bëhet fjalë mbrojtësin e djathtë Abdurrahman Fangaj, që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Egnatian. Shkodrani është aktivizuar me Vllazninë në dy sezonet e fundit.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 2 vjeçare me mbrojtësin e djathtë Abdurrahman Fangaj. Shkodrani vjen pas dy sezone me skuadrën e Vllaznise, pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit në faqen zyrtare në Facebook. / Oversport.tv

You may also like