Egjipti, dora e zgjatur e xhelatit izraelit mbi Gazën(?!) – Shqip

by admin
Spread the love

E pabesueshme, por me sa duket e vërtetë: ushtarët egjiptianë, pra ata që lexojnë Kuranin, pengojnë hyrjen e kamionëve me ndihma humanitare në Gaza. Më poshtë ju po sjellim dëshminë e një korrespondenti humanitar italian nga kufiri i Rafah midis Egjiptit dhe Gazës.

“Pika kufitare në Rafah është kufiri gjeografik midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, i cili arrin në Palestinë përmes Gadishullit të Sinait. Që nga fillimi i luftës të gjithë e kemi kuptuar se ky kufi, megjithëse nuk i përket në asnjë mënyrë Izraelit, kontrollohet nga ky i fundit. Ajo që është më pak e qartë është se si është e mundur kjo?! Si ka mundësi që Izraeli e kontrollon këtë kufi edhe nëse nuk është i tiji?! Arsyet gjeopolitike mund të kuptohen, por për të kuptuar se si kjo është e mundur në praktikë dhe për të kuptuar kështu më shumë se një mijë fjalë se si është situata në Lindjen e Mesme, duhet të shkoni personalisht atje.

Pika kufitare është një rrip toke i kufizuar nga dy mure të larta që shtrihen në të gjithë kufirin. Përpara se të mbërrini nga Egjipti, duke kaluar shkretëtirën e Sinait, kaloni një mur tjetër të lartë dhe të pakuptueshëm dhjetëra kilometra të gjatë, i cili “mbron” rrugën nga jugu. Nga kush? Siç e dinë të gjithë, prej muajsh ka qindra kamionë të ngarkuar me mallra që presin të hyjnë, por të paktën në këtë javë nuk ka asnjë gjurmë të kolonëve izraelitë që po pengojnë kalimin e tyre. Pastaj, si do të ishte e mundur që këta kolonë apo simpatizantë sionistë ta bënin këtë në një tokë të huaj edhe duke protestuar dhe bllokuar kufirin e një vendi sovran? Po, sepse puna e “pisët”, ajo e kalimit të njerëzve dhe mallrave nëpër vendkalim, nuk kryhet fizikisht nga IDF (e Izraelit), por nga ushtarët egjiptianë, dhe një numbër kamerash, jo shumë diskrete, që i shqyrtojnë udhëtarët.

Me pak fjalë, nuk ka nevojë që izraelitët të bllokojnë kamionët, pasi egjiptianët i zbatojnë urdhrat mjaft mirë. Djemtë egjiptianë të veshur si ushtarë që kryejnë urdhra, rëndësinë e të cilave ndoshta nuk e kuptojnë, mund të shihen jo vetëm në vendkalim, por edhe në dhjetëra pozicione të armatosura me automjete të dëmtuara dhe fortesa të shkatërruara përgjatë rrugës që përshkon Sinain. Ushtria egjiptiane si me sa mund të shohim, praktikisht nuk ekziston as në formë, as në qëllim.

Në çdo rast, pasaportat u merren atyre që kalojnë kufirin për shumë orë në pritje të verifikimit. Kush është në krye në Egjipt, si në të gjithë Lindjen e Mesme, tashmë na duket më se e qartë dhe metoda gjithashtu na duket shumë tipike. E vetmja pyetje që duket se ka kuptim për t’u përgjigjur është se si është e mundur që janë pikërisht vëllezërit muslimanë që janë shndërruar në dorën e zgjatur të xhelatëve të vëllezërve të tyre. Gjatë orëve të gjata të pritjes pashë të njëjtët të rinj të cilët disa orë më parë ishin të veshur si ushtarë, duke u çlodhur duke u falur dhe duke lexuar Kuran në drejtim të Kibles (Qabes).

Ka diçka nga mesazhi kuranor që i shpëton ummetit: nga të qenit një vatër e njerëzve të lirë, është bërë shtëpia e skllevërve të vegjël që jo vetëm lejojnë, por edhe bashkëpunojnë pak a shumë me vetëdije dhe pa asnjë skrupull në shtypjen e vëllezërve të tyre të të njejtë fe. Për pak harrova, ndihmat hyjnë nga Rafah me pikatore. Kurse të dalësh nuk është e lehtë, veç nëse ke dhjetë mijë dollarë për person për t’ua dhënë agjencive që e bëjnë të mundur kalimin në mënyrë magjike.”

You may also like