Egjipti dhe Emiratet, thirrje për unitet arab – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) Muhammed bin Zayed Al Nahyan thanë se, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë në rajon, është e rëndësishme të ruhet dhe forcohet uniteti arab.

Al Nahyan është në një vizitë zyrtare në Egjipt dhe agjencitë e lajmeve raportojnë se Al-Sisi e priti atë në aeroportin ndërkombëtar El Alamein.

Gjatë takimit, të dy liderët theksuan rëndësinë e unifikimit të të gjitha përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për krizat rajonale, forcimin e veprimit të përbashkët arab dhe unitetin në përballimin e sfidave aktuale të botës arabe.

Al-Sisi dhe Al Nahyan deklaruan se dialogu dhe metodat diplomatike duhet të përdoren për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe krizat në mënyrë paqësore.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zhvillimit të partneritetit strategjik të dy vendeve në fusha të ndryshme, veçanërisht në ekonomi dhe zhvillim.

Kujtojmë se këto dy vende ishin në katërshen e Gjirit, së bashku me Saudinë dhe Barhenin, në bllokadën ndaj Katarit në  2017-ën, e cila përfundoi pas afro dy vitesh pa asnjë rezultat nga bllokuesit. Që atëherë ka një paqe në Gji, ndërkohë që janë shkrirë dhe akujt mes Arabisë Saudite dhe Turqisë. /tesheshi.com/

You may also like