Efi nuk është e vërtetë, bën debate për të rritur followers

by admin
Spread the love

Debatin e ashpër me Efin, Kiara nuk e ka parë si të vërtetë. Sipas saj, Efi e krijoi atë debat gjatë spektaklit, thjesht për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale dhe nuk ishte i vërtetë.

Duke biseduar me Ronaldon, Kiara u shpreh se ajo nuk e kishte menduar fare që ta hapte si temë, por fakti që e hapi Efi, sipas saj, e bëri për të rënë në sy të publikut dhe për të rritur ndjekësit.

Ajo madje foli edhe për komentin e Efit, e cila i tha Kiarës që pse ajo ka ndryshuar sjellje komplet me Luizin.

Kjo e fundit u shpreh se kishte një javë larg tij dhe e kishte marrë shumë malli për të, ndaj shoqërohet gjithë kohën me Luizin.

Kiara i tha Ronaldos se ajo nuk do ta shante kurrë një person, e aq më tepër dikë që e ka konsideruar shoqe, vetëm për për të përfituar prej saj.

You may also like