Efi Gjika, talenti që është rritur kaq shumë që nga përfaqësimi në Junior Eurovision

by admin
Spread the love

E mbani mend Efi Gjikën? Në 2018-ën ajo përfaqësoi vendin tonë në Junior Eurovision dhe sot vazhdon të këndojë, por videot i promovon në YouTube ku realizon cover këngësh.

Sot ajo ka publikuar një version të sajin të këngës që u kthye shpejt në hit botëror. GAYLE me këngën “abcdefu” numëron më shumë se 100 milionë klikime dhe Efi me entuziazmin e një adoleshenteje, ka vendosur ta këndojë për publikun e saj këtë këngë duke hequr pak nga fjalët jo të hijshme që përdoren. Sot me një video ajo kërkoi mbështetjen e ndjekësve të saj dhe u kërkoi të komentojnë si u duket performanca, duke theksuar se këngën e mësoi shumë shpejt dhe e xhiroi në kohë rekord.

Nëse e dëgjoni me kujdes, do vini re një ngjashmëri të madhe mes Efit dhe GAYLE./revistawho.com

You may also like