Efi është shtatzënë, ja ku e kuptova

by admin
Spread the love

Debatet, ngacmimet, pëlqimet e shakatë nuk kanë të ndalur në shtëpinë e Big Brother Albania VIP, teksa së fundmi aktorja Olta Gixhari u ka dhënë banorëve të tjerë një lajm sa të çuditshëm, po aq sa ka shkaktuar shumë humor. Në një diskutim me banorët e tjerë, Olta ka thënë se Efi është shtatzënë.

Edhe pse gjithçka ishte në kuadrin e shakasë, Olta Gixhari ka shpjeguar edhe se pse mendon kështu. Duke folur me Amosin, ajo tha se banorët e tjerë duhet të kujdesen për të dhe ajo mendon kështu sepse ka ngrënë turshi gjatë gjithë ditës dhe i vinte për të vjellë.

Olta: “E more vesh që Efi është me barrë? Efi është shtatzënë”.

Amos: “Si qenka?”

Olta: “Nga jashtë kemi ardh të gjithë. Nuk kemi rënë nga qielli”.

“Efi është shtatzënë. Duhet të kujdesemi për atë”.

Amos: “Ku e dëgjove këtë gjë?”

Olta: “Zemër, ka hëngër turshi gjithë ditën, i vinte për të vjellë”.

You may also like