Edvin Kulluri reagon ashpër: Kjo deklaratë e Lulzim Bashës është gënjeshtër

by admin
Spread the love

Edvin Kulluri shprehet se është gënjeshtër që Lulzim Basha është votuar nga 85% e anëtarësisë.

Ai gjithashtu shprehet se Basha ka manipuluar zgjedhjet për të qenë në krye të PD.

Deklarata e Kullurit:

“Lulzim Basha thote se eshte votuar nga 85% e anetaresise! Pse kjo deklarate eshte genjeshter?Se pari 28 mije anetare te PD jane perjashtuar nga lista e anetaresise ne procesin zgjedhor per kryetar te PD!

Se dyti, manipulimet kane qene te hapura dhe trashanike. Ne disa dege kane “votuar” mbi 100% e anetaresise!

Se treti, kandidatet nuk paten as listat e anetaresise e as anetare ne komisionet e votimit ne dege dhe komisionin qendror!

E jo vetem kaq, por kandidatet paten vetem 13 dite kohe per te bere fushate, ose 1/3 e kohes qe Kodi Zgjedhor i jep partive politike per te zhvilluar fushaten elektorale!

Lulzim, jo vetem genjen per garen e pandershme ku je vete-zgjedhur si “masakra e vetme zgjedhore” e provuar nga Grupimi per PD, por je ilegjitim ne krye te PD dhe i paligjshmem per shkak te manipulimeve qe ke kryer bashke me Gaztorin qe ke ne krah dhe Jenicerin tend elektoral!

Nese je burre hap procesverbalet dhe bej transparent procesin zgjedhor te 13 qershorit!

Perndryshe hesht dhe mos vazhdo te genjesh publikisht sic ne fakt ke bere qe nga dita qe ke marre drejtimin e PD!

U bej thirrje po ashtu edhe kujtdo qe ka “ndryshuar” qendrim per keto ceshtje qe te flasin publikisht per vjedhjen e 13 qershorit!”, shkruan Kulluri.

You may also like