Eduard Selami: Fatkeqësia e PD ka qenë Sali Berisha

by admin
Spread the love

Eduard Selami, ish-deputet i Partisë Demokratike, në një intervistë për Zërin e Amerikës është shprehur se ish-kryeministri, Sali Berisha është fatkeqësia e PD-së.

Sipas tij debati në Partinë Demokratike është i vonuar.

“Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur”-tha ai.

“Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”-vijoi më tej ai.

Ai gjithashtu ka thënë se Basha nuk është lider, pasi është vendosur aty nga Sali Berisha.

You may also like