Edmond Spaho për Ballukun: Gjeraqina ja arriti të na kthejë 15 vite pas kur ndërpritej energjia elektrike

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat Edmond Spaho, ka komentuar në rrjete sociale masat e marra nga qeveria, në kuadër të krizës energjetike, ku Balluku më herët njoftoi se do të ndërpritet energjia elektrike në disa akse rrugore kombëtare, ndërsa Spaho thotë se Gjeraqina ja arriti të na kthejë 15 vite pas, kur ndërpritej energjia elektrike.

Spaho thekson se është cënuar në mënyrë dramatike siguria energjetike, duke përdorur rezervën për furnizim kur do të duhej që furnizimi të garantohej nëpërmjet importit.

Ndër të tjera, Spaho thotë se mosndërhyrja edhe pse është shpallur emergjenca energjetike, nuk mund të jetë keqadministrim por vetëm e qëllimshme.

Statusi i Spahos:

“Gjeraqina ja arriti të na kthejë 15 vite pas kur ndërpritej energjia elektrike. Shqipëria 75% të energjisë ekektrike e prodhon nga hidrocentralet e saj. Vitin e kaluar prodhuam 107% të nevojave. Por cfarë ndodhi? Në periudhën Korrik-Gusht 2021 shitën energji pa fund me 40-60 euro Mgë dhe e zbrazën liqenin. Sot janë në hall dhe po kërkojne të importojnë me 200-300 euro Mgë madje Timonieri i Madh parashikon deri 500-1000 euro Mgw.
Nga prodhimi vendas rreth 20% i humb në rrjet e i bën rrush e kumbulla ndërrmarja elektorale e Adrian Çelës, alias OSHE.

Sipas informacionit zyrtar të KESH sh.a. në date 15 Mars 2022, situata në kaskadën e Drinit është si vijon:

1) HEC Fierza niveli 261.18 mmnd
2) HEC Koman niveli 173.28 mmnd
3) HEC Vau Dejes niveli 73.76 mmnd
Rezerva energjitike është 313.5 GËh

Në datë 5 Janar 2022 KESH sh.a. raportonte nevelin për HEC Fierzë 276 mmnd dhe rezerve energjitike prej 650 GËh. Është cënuar në menyre dramatike siguria energjitike duke përdorur rezerven për furnizim kur do te duhej që furnizimi te garantohej nepermjet importit. Nese renia e prurjeve do të ishte korrigjuar me importe të cilat se bashku me energjine që mundesohej nga prurjet natyrale të lejonin plotësimin e kërkesës së konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël me energji elektrike, nuk do te cënohej rezerva energjitike. Mos nderhyrja edhe pse eshte shpallur emergjenca energjitike nuk mund te jete keq administrim por vetem e qellimshme. Kushtu ngjet kur vendin e drejtojne të papergjegjshmit dhe të babeziturit. I bene lekët koncensione dhe njerezit po i lene te ngrohen në diell. Perpos kesaj duhet te degjosh edhe propogandën se fajin për këtë gjendje e ka lufta në Ukrainë”, shkruan Spaho./SYRI.net

You may also like