Edinson Cavani te Fiorentina? Vëllai i sulmuesit tregon si qëndron e vërteta

by admin
Spread the love

Edinson Cavani pritet të largohet nga Manchester United në përfundim të këtij sezoni. Sulmuesi uruguaian del lojtar i lirë dhe së fundmi është lakuar si opsion kalimi te Fiorentina.

Walter Guglielmone, vëllai dhe menaxheri i Cavanit, ka qenë i qartë në deklaratën e tij në lidhje me këto zëra.

“Sinqerisht nuk kemi pasur asnjë kontakt me Fiorentinën. Mund të ketë ndoshta ndonjë interes nga ana e klubit për momentin. Rikthimi në Itali? Gjithçka është e mundur”, tha Walter.

Cavani në të shkuarën ka luajtur në Serie A me Palermon dhe më pas u shit te Napoli, ekip me të cilin luajti deri në vitin 2013, para se të transferohej te PSG. / oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like