Edicioni qendror i lajmeve

by admin
Spread the love

Satirë nga Lutfi Dervishi

Po e nisim këtë edicion me një lajm të mirë nga ekonomia.

Siç njofton Kryeministri në facebook Shqipëria ka vendosur rekordin e radhës.

4 MILIONË PASAGJERË në Aeroportin “Nënë Tereza” janë një rekord absolut, i cili flet më shumë se 1 milionë fjalë për transformimin në vazhdim të Shqipërisë dhe një arritje e jashtëzakonshme, që premton kapërcimin e tavanit të 6 MILIONË pasagjerëve deri në fund të këtij viti, çka do të thotë aeroporti kampion në një rajon ku e kemi nisur ngjitjen nga vendi i fundit, me rreth 350 mijë pasagjerë në vit, kur morëm mandatin e parë për të rilindur Shqipërinë thotë kryeministri, duke nënvizuar slloganin #VetëmPërpara.

Ky njoftim në facebook i Kryeministrit është bërë share nga kabineti qeveritar dhe 1324 persona të tjerë. Postimi ka marrë 8 400 pëlqime deri në momentin që po flasim. Nga regjia më njoftojnë se numri i pëlqimeve mberriti në 8401. Qindra komente entuziaste pasojnë këtë postim.

Vijojmë edicionin me lajme pozitive.

Nga lajmet nga turizmi veçojmë jehonën në vendet e BE të bumit turistik të Shqipërisë. Sipas njoftimit në instagram të kryetarit të Qeverisë:

Jehona e suksesit bombastik të Shqipërisë Turistike vazhdon dhe këtë herë janë fqinjët e një vendi superstar në turizëm, Kroacia, ku televizioni RTL i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore 🇭🇷🗞📺

🇭🇷22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar 😉🏖🦅#VetëmPërpara➡🇦🇱.

Në lajmet nga rajoni veçojmë një rituit të Kryeministrit që përcjell njoftimin fantastik që qytetarët e Arabise Saudite mund të udhëtojnë në 8 vende; (Maldivet, Tajikistan, Azerbajxhan, Uzbekistan Kirgistan, Gjeorgji, Afrika e Jugut dhe Shqipëri) vetëm me vizë elektronike.

Në lajmet nga Sporti:

“Roma e Murinjos zbret në Tiranë për mbrëmjen e sotme në Air Albania Stadium.”

Ky postim në instagram ka marrë 6700 pëlqime.

Një tjetër lajm që ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve dhe redaktorëve tonë nga fusha e sportit është dhe njoftimi që sapo bëri në tik tok kryeministri.

“dhe nga fusha tjetër e re në Kamëz, ku do të stërviten fëmijë e të rinj që dashurojnë futbollin, ndërkohë që të tjera fusha po bëhen gati në Shkodër, Lezhë, Lushnjë, Fier, Roskovec e Berat, ju uroj një fundjavë të mbarë.

Para se të ju urojmë një fundjavë të mbarë, po ju njohim me motin sot dhe parashikimin për nesër.

Zyra e Kryeministrit bën me dije se në vendin tonë, valëzimi në bredet do të jetë mesatar ndërsa moti do të jetë i vranët në veri dhe me kthjellime në Jug

P.S. 1. të gjitha lajmet e dhëna më sipër janë marrë “copy -paste” nga postimet e Kryeministrit.

P.S. 2. Më 2013 kanë udhëtuar 1.76 milione udhetare dhe jo 350 mijë.

The post Edicioni qendror i lajmeve appeared first on Shqip.

You may also like