Edi Rama lë porosi në Dibër: Të rimarrim 3 mandatet që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, Kryeministri i vendit Edi Rama ishte në Peshkopi, ku po vijon turin e takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor, në 61 bashkitë e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u kujtoi dibranëve rezultatet jo të mira që PS arriti në zgjedhjet e përzgjithshmë, ndërsa kërkoi të rimarrë 3 mandatet që nuk i siguruan dot në zgjedhjet e kaluara.

“Ne kemi marrë një rezultat jo të mirë në Dibër në zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Nuk e kemi arritur objektivin, është një ndër të paktat zona apo qarqe ku ne nuk e arritëm objektivin tonë por patëm një rizgjim shumë pozitiv në zgjedhjet e pjesshme vendore ku u pa shumë qartë se kur ju doni, nuk ka asnjë gjë që ju pengon të realizoni objektivin. Mësimet e nxjerra do na vlejnë të gjithëve e jam i bindur jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore ku ne patjetër duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e Bashkisë, për të cilin dhe sot dëgjoj vetëm fjalë të mira, kjo tani duhet parë se kur thonë vetëm fjalë të mira nuk është domosdoshmërisht pozitive, mos e marrshim mësysh kryetarin e Bashkisë. Duhet të rimarrim ato 3 mandatet tona që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Se ne jemi këtu për një rrugë të gjatë e për të arritur gjithë objektivat që i kemi vënë vetes”,-tha Rama.

You may also like