Edi Paloka thumbon Ramën: E ka premtuar ai dhe ai nuk gënjen kurrë, pas satelitëve do kemi edhe Formula 1 dhe 2

by admin
Spread the love

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar me ironi ndaj deklarimeve të kreut të qeverisë Rama, për mundësinë e organizimit të Formula 1 në vendin tonë.

Në një mesazh në “Facebook”, Paloka i kujton Ramës edhe premtimin për dërgimin në hapësirë të satelitëve “Made in Albania”.

Postimi i plotë:

“Pas sateliteve Albania 1 dhe Albania 2, së shpejti do kemi dhe Formula 1 e Formula 2 . E ka premtuar Ai dhe Ai nuk gënjen kurrë!

Dikush betohet se e ka degjuar Ramën ti thotë Velinës së bashkisë duke u zgërdhirë :” Këtyre ( shqiptareve) sa me të madhe t’ju a thuash rrenën, aq më shpejt ta besojnë”, shkruan Paloka.

You may also like