Edi Paloka revoltohet me ambasadoren e SHBA-së: Më shumë lajme i bëjnë Yuri Kimit, sesa yjeve në Hollivud

by admin
Spread the love

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar i revoltuar për vëmendjen që merr ambasadorja amerikane, Yuri Kim në mediat shqiptare.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se më shumë lajme po bëhen për Yuri Kim sesa yjet e Hollywood. Duke ironizuar, demokrati thotë se kjo është një nga arsyet pse ambasadorët marrin kot tek ne.

“Urdhëro…! E pastaj themi pse marrin kot ambasadoret tek ne. Më shumë behen ”lajme” me Yurin në Shqipëri se me yjet e Hollywoodit në USA! Normal që pastaj detyrohet tjetra të rregullojë edhe pamjen e të tjerat …”, shkruan Paloka.

You may also like