“Edhe unë kam përgjegjësi personale”, Luan Baçi zbulon dy gabimet fatale që ka bërë PD-ja

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së, Luan Baçi u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Ora e Betit’ se edhe ai ka përgjegjësi personale situatën e krijuar brenda partisë, sepse ka qenë dakord dhe ka votuar edhe për djegien e mandateve.

Baçi theksoi se pa ndërkombëtarët është marrë vendimi për djegien e mandateve dhe se nuk ka qenë një vendim i duhur.

Deklarata e Baçit:

“Edhe unë kam përgjegjësi personale për këtë situatë, sepse kam qenë dakord dhe kam votuar edhe për djegien e mandateve, edhe për bojkotin e zgjedhjeve lokale. Kanë qenë dy gabime fatale që kemi bërë. Këto duhen pranuar. Është shumë e thjeshtë për të mbrojtur veten për gabimet që kemi bërë.

Ne kemi qenë përballë një kori njerëzish që na thonin që nuk rrihet në atë kuvend dhe duhet të dilnim. Por ama ne na kanë zgjedhur për të marrë vendimet që janë të duhurat, jo ato që ndonjëherë vijnë nga baza. Në pa ndërkombëtarët e kemi marrë vendimin për djegien e mandateve. Këto kanë qenë vendime shumë të forta.”, u shpreh Baçi.

You may also like