Edhe sot, shkojmë shumë mirë – Shqip

by admin
Spread the love

Këngëtarja Xhesika Polo, në një bisedë me Çiljetën ka hapur zemrën dhe ka treguar më shumë detaje nga jeta personale.

Xhesika ka treguar se për disa vite ka bashkëjetuar me personin që është edhe muzikanti i saj, por që aktualisht janë të ndarë. Shkak për këtë sipas saj, ka qenë tipi i ngjashëm i të dyve.

Këngëtarja ka shtuar se raporti mes tyre ka qenë si shok dhe vëllezër, ndërsa gjërat ndryshuan pas një farë kohe. Por edhe pse sot të ndarë, Xhesika u shpreh se me nënën e ish partnerit dhe motrën e tij ka marrëdhënie shumë të mira.

“Kemi qenë shok të ngushtë dhe ai di çdo djë për mua. Kemi qenë si vëllezër e një ditë ramë në dashuri. Po bënim muhabet, unë ai dhe nja dy shokët e atij. Në një moment e pash dhe mu duk ndryshe. Ne u njohëm nga puna, se ma sollën si muzikant timin. U dashuruam dhe bashkëjetuam për disa kohë. Ai edhe sot bën punën e njerëzve, nuk kemi nevojë të shihemi më në sy, kuptohemi direkt. Ai më ka folur gjithmonë për mirë. Kur do futesha, i thash ke besim tek mua, por më tha që norma që kam por mos na fëlliq. Edhe të shtëpisë së tij më duan shumë. Për 8 mars, mamit të tij i çova dhuratë, ndenja, me motrën e tij po ashtu se jemi moshatare”, tha Xhesika./vizionplus.tv

You may also like