Edhe Lalit i paskan ngrëne kumblla dhe dardha pas shpine

by admin
Spread the love

Qesharakëzimi i SPAK për të goditur dallkaukët e vegjël, si mburojë ndaj të paprekëshmve tek të cilët nuk arrin dot, me sa duket do të jetë një proces i pandalshëm. Këtë dëshmon edhe lajmi i arrestimeve për inceneratorin e Tiranës, menjëherë sapo u mbyll kongresi i partisë në pushtet.

Kjo strategji e diktuar nga Edi Rama, se ai bën vepra të mira, por e tradhëtojnë ata që hanë kumbulla dhe dardha pas shpinës së tij, tashmë është kthyer në devizë të Prokurorisë së Posatçme. Ajo e shpëtoi imazhin e shefit të qeverisë nga hetimi për koncesione si ato të shëndetësisë apo afera e inceneratorëve.

Që në daljen e Edi Ramës para komisionit hetimor të djegësave, kur ai shpalli se veprat janë të mira por vesi i disa të marrosurve pas pushtetit abuzuan, kjo parodi ëshë shndërruar në linjë hetimore.
Dhe “heronjtë e fëmijëve tanë”, po e zbatojnë atë si një urdhër politik.
Por, e keqja nuk është se nga adaptimi i kësaj taktike, për të djegur peshqit e vegjël si mburojë për të mëdhenjtë që nuk i prekin dot, po shpëton Edi Ramën. Tashmë gjithkush e di se në një sistem autokratik, askush njk guxon të prekë majën e piramidës. Problemi është se alibia që Rama propozoi për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet në sytë e publikut, po aplikohet edhe për të mbrojtur njerëzit poshtë tij. SPAK e akuzoi paturpësisht Ilir Beqajn se ai s’kishte qenë në gjendje të dallonte konfliktin e interesit mes vartësve të tij dhe investitorit të sterilizimit.


Por gjëja më qesharake është se këta prokurorë KAPS, e kanë bërë rrugë këtë mënyrë të menduari dhe vepruari. Arresti i sotëm i krahut të djathtë të Erion Veliajt është konfirmimi më flagrant i këtij fakti. Taulant Tushe, që opozita e ka përshkruar me ngulm si sekserin e punëve të pista të Lalit, duket më tepër si një haraç i negociuar për të mos prekur më lart. Ndërkohë që prokurorët kanë në dosje të gjitha shkresat e rolit prej protagonisti të Erion Veliajt tek inceneratori, ata merren me atë që ka ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës së Lalit. Ata bëjnë sikur e harrojnë se Veliaj ka nënshkruar me dorën e tij, duke anashkaluar këshillin bashkiak, përgjegjësinë financiare për ngritjen e djegësit të Tiranës. Ai ka urdhëruar, si pronari real i koncesionit, se kush mund të depozitojë dherat dhe mnetjet pa para në landfill.
Por këto fakte të bëra publike nuk i tundojnë as për të luajtur qerpikun prokurorët e tredhur, që nuk i shkojnë dot asnjë dosjeje deri në fund. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë po zgjerohet rrethi i të paprekshmëve, që amnisotohen se ua kana futur vartësit. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe në një sistem të ndërtuar për të mos bërë drejtësi por vetëm goditje propagandistike me regji.

©Lajme

You may also like