Edhe Kurti thotë se Krasniqit nuk iu përgjigj ekipi menaxhues për draf-statutin e Asociacionit

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar deklaratën që e tha sot ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, se ekipi menaxhues për draf-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka ftuar, por ata nuk i janë përgjigjur.

“Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka ftuar në takim ekipin menaxhues, por ata nuk janë përgjigjur”.

“Pra, është kjo ministri ne kuadër të qeverisë e cila merret për se afërmi me këtë menaxhues për draft-statutin, siç është bërë marrëveshja dikur në Bruksel, e siç është ndryshuar përbërja në qeveri, para se unë të bëhem sërish kryeministër”, ka thënë Kurti./Klankosova.tv

You may also like