Edhe fëmijët e mi gezojnë të drejtat si gjithë të tjerët (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

Ende pa u zbardhur se si Barlet Xhaferi, i biri i spikerit të Kuvendit, Talat Xhaferit, kishte arritur të “hyjë” në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik, ai u gjend në listën e publikuar dje si një ndër prokurorët e ardhshëm të vendit, raporton Klan M.

Për këtë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot tha se edhe djali  i tij gëzon të drejtat si gjithë të tjerët.

”Kur bëhet fjalë për antarë të familjeve të funksionarëve senzacioni është shumë më i lartë. Po antikorrupsioni ka pasur lëndë nga 2011 e këtej por në fund të vitit 2022 antikorrupsioni ka ndëprerë atë proces dhe konkluza është se nuk mund të verifikohet keqpërdorim nga ana e  djalit tim a çështjet e lëshimeve institucionale nuk është përgjegjësi e djalit tim. Në fund të fundit si çdo fëmijë tjetër edhe djali im gëzon të drejtat si gjithë tjerët në këtë shtet” – deklaroi Talat Xhaferi.

Më herët, kryetarja e komisionit Antikorrupsion kishte deklaruar se ekziston mundësi ligjore që këtij të fundit, t’i merret certifikata e provimit të Jurisprudencës por pas përfundimit të hetimeve, megjithatë, këto deklarata nuk kishin ndikuar deri te Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik që të stopojë përkohësisht shkollimin e tij apo, të mos i mundësojë diplomimin pa u zbardhur deri në fund rasti. /KlanMacedonia/

You may also like