“Edhe Enveri do e kishte zili!” Vokshi mbi aksionin e IKMT-së në “Prestige Resort”: Sulm i pastër politik, Rama nuk do t’ja dalë

by admin
Spread the love

Deputetja e PD Albana Vokshi, i është bashkuar reagimeve të shumta mbi aksionin e ndërmarrë sot për prishjen e një pjese të “Prestige Resort”.

Ajo e ka quajtur aksionin një sulm të pastër politik, ndërsa ka shtuar se kryeministri Edi Rama po përpiqet që të të bëjë një tjetër shembull, se ç’mund t’u ngjasë atyre që nuk i binden për linjën editoriale.

Postimi:
“Edhe Enveri do e kishte zili!!!
Sulm i pastër politik!
– Nuk është vetëm cështje shkeljesh procedurash nga IKMT.
– Nuk është vetëm cështje shkatërrimi turizmi dhe imazhi të Shqipërisë.
Është cështje lirie fjale, lirie mendimi.
Rama po kërkon të bëjë një tjetër shembull, se c’mund t’i ngjasë atyre që nuk i binden për linjën editoriale.
Nuk do ja dalë!” tha ajo.

You may also like