‘Edhe e shkuara nga mbrapa ka limite’, Ermiona i jep mesazhin e koduar Luizit për Kiarën

by admin
Spread the love

Kjo javë ka nisur shumë e ngarkuar për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Debatet e forta mes Luizit dhe Kiarës kanë përfshirë të gjithë shtëpinë, teksa gjatë spektaklit të së martës, incidenti i shkaktuar nga këngëtari kundrejt moderatores është quajtur ‘dhunë’.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Luizi, i cili menjëherë pas spektaklit ka dashur të qëndrojë vetëm. Por, Ermiona Lekbello, e cila është larguar ditën e sotme nga shtëpia i ka qëndruar afër, ndërsa të dy kanë diskutuar rreth kësaj situate të agravuar mes çiftit.

Ish-miss-i e këshilloi Luizin që ta mbyllte këtë situatë me Kiarën dhe të vazhdonte lojën e tij i qetë, ndërsa problemet që ka me partneren e tij të mundohet t’i zgjidhin jashtë. Ndër të tjera, ajo i tha se nuk ia vlen që ai të mbajë një stres të tillë mbi vete.

Pjesë nga biseda:

Ermiona: Unë nuk po të kuptoj, se po del dhe ti që i shkon nga mbrapa. Pse?

Luizi: Ajo e di që unë i shkoj nga mbrapa.

Ermiona: Edhe e shkuara nga mbrapa ka limite. Kur të dojë ajo do vij tek ty. Nuk do vazhdoj ky muhabet 1 muaj.

You may also like