Edhe Debatik Curri në disiplinë, fyeu gjyqtarin në ndeshjen Prishtina – Llapi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit te Kosovës, ka hapur procedurë disiplinore edhe ndaj ndihmëstrajnerit të Prishtinës, Debatik Currit dhe përfaqësuesit zyrtar Kushtrim Sopa, njofton Insporti.

Komisoni hapi inicim diciplonor për Curri për shkak ofendimeve të rënda në asistentin e dytë.

Ndërkaq, Sopa shkak se ka dëmtuar me grusht bankinën e delegatit të ndeshjes.

Inicim disiplinor:

ndaj: Nd.trajnerit të FC ”Prishtina” Debatik Curri me nr ID.000624M83; Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Prishtina-Llapi, gjatë largimit nga fusha ofendon dhe fyen rëndë asistentin e dytë. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.

ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC ”Prishtina” Kushtrim Sopa me nr ID.020174M87. Motivi: Në minutën e 90+, godet me grusht bankinën e delegatit të ndeshjes duke e dëmtuar atë. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina-Llapi.

You may also like