Ed Sheeran lë pas Dua Lipën dhe The Weeknd me më shumë dëgjime në radiot botërore

by admin
Spread the love

Ed Sheeran e ka lënë pas këngëtaren shqiptare Dua Lipa dhe The Weeknd duke fituar titullin e artistit më të dëgjuar në radiot botërore me gjithsej 4.3 milionë dëgjime në vit. Krijuesi i hitit “Shape Of You” arriti të sigurojë 100 mijë dëgjime më shumë se Lipa, e cila u rëndit e dyta më plot 4.2 milionë për një vit.

Sipas platformës muzikore, Viberate, rreth 24 mijë radio stacione në 150 vende u vëzhguan për të mbledhur të dhënat. Gjithashtu, rezultatet erdhën në përfundimin se muzika pop ka qenë zhanri më i dëgjuar nëpër radio. Rreth 14 milionë dëgjime ishin të lidhura me muzikën pop, ndërsa rock mbeti si zhanri i dytë më i popullarizuar me pothuajse 80 milionë.

Ndërkaq, artisti kanadez, The Weeknd siguroi vendin e tretë në listë me tre milionë dëgjime, i ndjekur nga Queen me 2.9 milionë./revistawho.com

You may also like