Ed Sheeran fiton gjyqin për plagjiaturë në këngën “Shape of You”

by admin
Spread the love

Ed Sheeran ka fituar në gjykatë të drejtat të autorit për këngën e tij, kundër dy tekst-shkruesve, të cilët pretendonin se Sheeran u ka vjedhur disa pjesë të një këngë të tyre për t’i përfshirë në tekstin e “Shape of You”.

Sheeran dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Johnny McDaid dhe producenti Steve McCutcheon ishin akuzuar për plagjiaturë të këngës “Oh Why” të Sami Chokri, i njohur me emrin artistik Sami Switch. Por, në vendimin e dhënë këtë të mërkurë është vendosur që Sheeran “as me vetëdije as pa vetëdije” nuk ka kopjuar fraza të një kënge tjetër.

Gjyqtari tha se megjithatë “ka ngjashmëri” mes pak pjesësh në këngët në fjalë. Chokri kishte pretenduar se pjesa “Oh I” në këngën “Shape of You” është “jashtëzakonisht e ngjashme” me “Oh Why” në refrenin e këngës së tij. Por Sheeran dhe bashkëpunëtorët e tij janë shprehur se jo vetëm që nuk e kanë vjedhur, por as nuk e kanë ditur ekzistencën e asaj kënge.

Muzikologët që e kanë analizuar rastin kanë pikëpamje të ndryshme. Njëri i ka thënë gjykatës se është “objektivisht e vështirë” që ngjashmëritë të jenë rezultat i kopjimit, ndërsa një tjetër i ka thënë se “janë aq të ngjashme sa mundësia që kënga e Sheeran është krijim i pavarur nga kënga tjetër është vështirë i mundshëm”. Megjithatë gjykatësi vendosi në favor të Ed Sheeran./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like