E zëvendëson dot Berisha Bashën? Rudina Hajdari flet për çështjen e nxehtë brenda selisë blu: PD për të ardhur keq

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rudina Hajdari në lidhje me deklaratën e Bashës se e përjashtoi Berishën për të mos e kthyer PD-në një një bunker, është shprehur se sjellja e këtyre dy individëve Basha-Berisha, i ka bërë keq partisë.

“Duhet të përzgjidhet dikush që i ka mundësitë që të përthithë edhe ata njerëz që nuk janë vetëm anëtarësi në PD, por duhet të përthithë edhe rininë,” u shpreh Hajdari.

“Ajo që thuhet në deklaratë është që ai e ka kthyer partinë në bunker por thjesht nuk do që ta kthejë në bunker antiamerikan.

Kjo është për të ardhur keq dhe PD ka patur zhvillime jo të mira. Dhe sjellja e dy individëve që nuk shikoj as njërën palë as tjetrën si pretendentët më të mirë për ta sjellë PD në pushtet, ato po luftojnë për pushtetin e tyre brenda partisë.

Disfata e PD është fatkeqësi për të gjithë Shqipërinë. Duhet të përzgjidhet dikush që i ka mundësitë që të përthithë edhe ata njerëz që nuk janë vetëm anëtarësi në PD, por duhet të përthithë edhe rininë, elektoratin gri etj. Është në dorën e PD për të rizgjuar vizionin e fitores,” tha ajo.

E zëvendëson dot Berisha Bashën?

“Është e vështirë sidomos kur dikush si Berisha ka qenë për kohë të gjatë aty dhe e ka dhënë çfarë kishte për të dhënë. Se Shqipëria ka njerëz shumë të aftë dhe ndoshta më të dobishëm në këtë moment. Kjo është pozitive, për të folur hapur dhe të mos bëjmë tifo për njërën palë apo tjetrën. Duhet të rikthehemi tek vlerat që PD i ka humbur me kohë,” tha Hajdari.

You may also like