“E vëmë me bast?”, Arian Çani zbulon goditjen e “fshehur” që do të fundoste Taulant Ballën

by admin
Spread the love

Arjan Çani deklaron se përgjimi i Taulant Ballës nga prokuroria ekziston dhe se një person i ka bërë kopje, përpara se të asgjësohej me vendim gjykate.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani tha se një burim i brendshëm ia ka konfirmuar këtë gjë.

“Përgjimi, është një kopje, nuk është prishur. Ekziston përgjimi. Para se të fshihej dikush e ka regjistruar. E vëmë bast? Është bërë një kopje.

Para se të ekzekutohen përgjimet, mund të bëhet kopje.

Unë e di nga burime të brendshme që një kopje është bërë”, deklaroi Çani.

Kujtojmë se përgjimi i Ballës u asgjësua me vendim gjykate, pasi prokurorët kishin deklaruar se ai ishte përgjuar gabimisht.

Lexo lajme interesante

You may also like