E tmerrshme në Shkup, dyshohet se babai ka rrahur deri në vdekje foshnjën tre muajsh

by admin
Spread the love




Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell urdhër për ngritjen e procedurës hetimore kundër një 44 vjeçari i cili ka privuar nga jeta fëmijën e tij, me çrrastë ka kryer vepër penale – “Vrasje”.
“Natën mes 25 dhe 26 shtatorit, derisa i dyshuari ishte në shtëpi me katër fëmijët e tij të moshës së mitur, mes të cilëve edhe foshnja tremuajshe, ka filluar ta godas fëmijën me duar dhe këmbë në kokë dhe trup. Në këtë mënyrë i ka shkaktuar plagë dhe gjakderdhje, si rezultat i të cilave fëmija ka ndërruar jetë. Meqenëse ekziston mundësia që i akuzuari të arratiset, apo të ndijoj ndaj dëshmitarëve, Prokurori Publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka propozuar masën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.


You may also like